Lokacioni
Key Information
Feedback and Data Requests
Qellimi
Kjo nënzonë përfshin habitatet kryesore të pyjeve dhe shkurreve dhe është përcaktuar si një zonë me vlera të larta dhe të rralla për trashëgiminë natyrore dhe biodiversitetin, ku aplikohet niveli më i lartë i mbrojtjes, duke siguruar një territor të paprekur.
Species of Concern: multiple
Regulations Summary
Restrictions
Janë të ndaluara:
a) prerja e pemëve dhe shkurreve;
b) përdorimi i kimikateve dhe plehrave kimike;
c) ndërtimet e çdo lloji;
ç) nxjerrja e mineraleve dhe torfës;
d) ndezja e zjarreve;
dh) kullotja, kalimi i kafshëve shtëpiake dhe ndërtimi i objekteve për mbajtjen e tyre;
e) vendosja e objekteve rekreative, argëtuese dhe sportive;
ë) kalimi nëpër shtigje, përveç pronarit ose përdoruesit të tokës;
f) lëvizja me mjete motorike të çdo lloji, përveç mjeteve të administratës së konservimit të rezervatit dhe zjarrfikësve;
g) lundrimi me barka, kanoe dhe mjete të tjera ujore;
gj) riprodhimi intensiv i specieve të faunës së egër për qëllime gjuetie.
Allowed
Kërkimet shkencore dhe zhvillimi i aktiviteteve të turizmit ekologjik të lirë në natyrë lejohen.