Lokacioni
Key Information
Feedback and Data Requests
Qellimi
Peizazh i mbrojtur shpallet për territore të mëdha me një peizazh të formuar mirë dhe harmonik, të karakterizuar nga një reliev i zhvilluar dhe një shumëllojshmëri ekosistemesh, qoftë detare apo tokësore, brenda të cilave mund të ketë edhe qendra të banuara që merren me aktivitete si bujqësia, hortikultura, pylltaria dhe peshkimi. Një peizazh i mbrojtur menaxhohet për mbrojtjen e vlerave të peizazhit të zonës, biodiversitetit, si dhe për rekreacion dhe argëtim. Kjo kategori përfshin tokë/det/ujë si në pronësi publike ashtu edhe private. Pishë Poro ka karakteristika të rëndësishme ekologjike, duke përfshirë ekosistemet bregdetare, të lagunës dhe pyjore. Ajo është gjithashtu e njohur për biodiversitetin e saj të pasur, që strehon një shumëllojshmëri speciesh bimore, disa prej të cilave janë të rrezikuara, dhe një gamë të larmishme faune duke përfshirë zogj, peshq dhe gjitarë.
Species of Concern: multiple
Regulations Summary
Restrictions
Peizazhi i Mbrojtur Pishë Poro-Nartë është i ndarë në tri nënzona të ruajtjes dhe menaxhimit: nënzona qendrore, nënzona e përdorimit tradicional dhe zhvillimit të qëndrueshëm, dhe nënzona e rekreacionit. Çdo nënzonë ka nivelin e vet të mbrojtjes dhe kufizimet përkatëse. Konsultoni Vendimin Nr. 694, datë 26.10.2022, dhe Ligjin Nr. 81/2017 Për Zonat e Mbrojtura për më shumë informacion.
Allowed
Aktivitetet e mëposhtme kërkojnë vetëm miratim me shkrim nga administrata e zonës së mbrojtur:
a) përdorimi i kimikateve dhe pesticideve për tokat bujqësore;
b) ndezja e zjarreve jashtë vendeve dhe pikave të përcaktuara;
c) lëvizja e mjeteve transportuese jashtë rrugëve dhe vendeve të përcaktuara. Ky rregull nuk vlen për automjetet shtetërore, makineritë bujqësore dhe pyjore, zjarrfikëset, ambulancat, automjetet e shërbimit veterinar dhe makineritë për menaxhimin e ujit;
ç) organizimi i garave me automjete, motoçikleta dhe biçikleta;
d) praktikat e përdorimit të veçantë ose tradicional të tokës dhe organizimet shoqërore të shprehura në vendbanime, zakonet lokale dhe besimet fetare, pasi të merret një leje mjedisore.